Valdete Bajrami: Nisma është e gatshme për zgjedhje por edhe e gatshme për bashkëpunim me të gjitha partitë

Valdete Bajrami tha se muri duhet të rrënohet deri me 1 shkurt

Valdete Bajrami, në seancën e sotshme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se treni nuk është provokim i pari nga Serbia, pasi ndodhi muri dhe arrestimi i Haradinajt. Ajo deklaroi se sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt dhe jo siç po thonë më 17 shkurt. Bajrami reagoi lidhur me deklaratat se kush e ndali trenin, pasi që ky ka qenë një obligim kushtetues dhe nuk do të duhej të ishte personale. Në fund ajo ka kritikuar edhe procesin e dialogut me Serbinë, që sipas saj ka qenë jo transparent.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …