Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se do të jetë sfiduese për ta organizmi i zgjedhjeve, pasi do të jenë institucioni i vetëm në detyrë gjatë ditëve të ardhshme. Daka në mbledhjen e 61-të të KQZ-së, përmendi si problem edhe buxhetin që, sipas saj duhet ta kenë të gjithë parasysh. Ajo kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet brenda afatit kushtetues. “Zgjedhjet janë të pashmangshme do të presim datën. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të shfrytëzohet afati kushtetues në vendosjen e datës. Për ne do të jetë sfiduese pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë ne ditët ne vijim, po ashtu ne kemi një buxhet ende të pa akumuluar. Edhe mundësit tona kanë limite prandaj, ta kenë këtë parasysh”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …