Valdete Daka: Nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, vendet e tyre në listë mbesin të zbrazura

Valdete Daka: KQZ do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese,i cili ëhtë plotësisht i qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe në rastin e kandidimit të mundshëm të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për deputet. Por, ajo nuk ka dashur vlerësojë nëse Kurtit do t’i jepet apo jo mundësia për të qenë deputet, duke thënë se kjo do të bëhet e ditur pas marrjes së listave të kandidatëve nga partitë. Ndërkohë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një studio televizive të enjten mbrëma tha se Kurti ka të drejtë të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet duke shtuar se kush ia largon këtë mundësi përbën shkelje dhe duhet trajtuar kur të vijë drejtësia në vend. Në anën tjetër, Daka thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është plotësisht i qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …