Pavarësisht se ditëve të fundit në vend ka rritje të rasteve të reja me COVID-19, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Besianës e të Mitrovicën veriore nuk do të anulohen. Pikërisht për shkak të pandemisë në muajin mars ishin shtyrë zgjedhjet për të parin e Komunës së Besianës, por tashmë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, thotë se nuk beson që do të ketë shtyrje të serishme të zgjedhjeve për këto dy komuna. Megjithatë, ajo potencon se nëse do të ketë një kërkesë të tillë nga institucionet shëndetësore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës e Ministria e Shëndetësisë, do t’i drejtohen presidentit që të vendosë për këto zgjedhje. Kryetarja e KQZ-së tregon se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet në dy komunat të mbahen pa ndonjë problem.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …