Valdete Daka: Partitë politike po e përdorin KQZ-në për t’i shpalosur platformat e tyre politike

Valdete Daka: Partitë politike po e përdorin KQZ-në për t’i shpalosur platformat e tyre politike

Edhe mbledhja e sotme e KQZ-së është karakterizuar me polemika mes anëtarëve dhe kryetares Valdete Daka. Kjo e fundit tha se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat e tyre politike. Fjala e Dakës shkaktoi reagime teksa ajo u kërkoi përfaqësuesve që të flasin me radhë. “Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”, tha ajo. E menjëherë pas kësaj reagoi anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. “Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”. Ndërkaq, kryshefi ekzekutiv i KQZ-së bëri me dije se janë mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes email-it për t’u verifikuar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …