Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se 6 tetori ishte ditë fantastike sa i përket votimit dhe administrimit të procesit, por sipas saj komisionerët janë ata që po e prishin procesin tash. Ajo tha se ajo që kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre me tendencë për të deformuar votën, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit. Ajo ka thënë se kur të përfundojë procesi do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve, dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisionerë që kanë provuar të bëjnë gjëra të tilla. “Janë shumë komisionerë që janë dënuar në të kaluarën, dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen. Kryetarja e KQZ-së tha se ky institucion nuk ka rinumëruar kuti votimi me kërkesë të asnjë subjekti politik por për shkak se QNR-ja ka vërejtur një gabim në formularë. Sipas saj, KQZ-ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepse nuk ka bazë ligjore për këtë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …