Valdete Dushica Bajrami: Sot u nënshkrua një marrëveshje historike për themelimin e Ligës Unike

Valdete Dushica Bajrami, zëvendës ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është shprehur shumë e lumtur me themelimin e ligës unike në basketboll.Sot në Tiranë është nënshkruar kontratë për një ligë të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.  Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga dy shtetet, shkruan GazetaBlic Sport.Dushica Bajrami u shpreh shumë e lumtur dhe e cilësoi këtë ditë si historike për të dy shtetet. “Sonte, së bashku me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Dumoshi ishim në Tiranë, ku në praninë e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) dhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) u nënshkrua marrëveshje historike për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”, shkroi Valdete Dushica Bajrami në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …