Valdete Idrizi, është shprehur e bindur se më 22 tetor do ta marrë besimin e qytetarëve për ta qeverisur Mitrovicën

Valdete Idrizi, është shprehur e bindur se më 22 tetor do ta marrë besimin e qytetarëve për ta qeverisur Mitrovicën

Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, është shprehur e bindur se më 22 tetor do ta marrë besimin e qytetarëve për ta qeverisur Mitrovicën. Ajo  ka shprehur fuqishëm besimin e saj se do t’i mposhtë të gjithë kandidatët që janë në garën për të parin e Mitrovicës. Ajo ka thënë se qytetarët e Mitrovicës janë lodhur prej keqqeverisjes në këtë qytet dhe prej premtimeve megalomane. Idrizi ka thënë se si kryetare e ardhshme e Mitrovicës do ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, përkujdesjen e veçantë për sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë. “Platforma ime qeverisëse është oferta më e mirë për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …