Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ajo ka thënë se këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefaili duhet t’ia jap partisë së vet. Idrizi i ka kujtuar atij se brenda 50 ditëve qeverisje edhe keqpërdorimet që janë bërë nga ta, sipas saj. Deputetja e PDK-së ka thënë se partia e saj vija të kuqe i ka vënë vetëm Serbisë, për dallim nga partitë tjera shqiptare në Kosovë. Krejt në fund, Idrizi ka thënë se këto janë vetëm taktika hipokrite nga ana e Vetëvendosjes e cila po mundohet të afrohet me PDK-në.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …