Valdrini në Kukës, Marketi i dytë pa produkte serbe

Pas Plus Marketit të z. Sylejman Neziri në Kosovë, është edhe një market tjetër por në Kukës të Shqipërisë që është hapur këto ditë për konsumatorë nga Kukësi dhe me gjerë që nuk do të ofroj produkte serbe.

Në hapjen e kësaj qendre tregtare, nga afaristët Sokol Kolgjini dhe Albert Mataj u tha se hapja e këtij biznesi është i një niveli të mirë që do të vlerësohet nga vetë konsmumatorët.

Sipas Kolgjinit prioritet do të jenë të gjitha produktet shqiptare pra të Shqipërisë dhe Kosovës dhe natyrisht do të ofrohen edhe produkte nga perëndimi kryesishtë nga Italia.

“Një veqanti është se nuk ka dhe s’do të ketë asnjë produkt që prodhohet në Serbi. Kjo është një risi për Shqipërinë sepse në Kosovë këtë ka vite që e ka bërë z. Sylejman Neziri në Plus Market të Ferizajt dhe kjo duhet të jetë normale zgjidhja jonë sepse është një reagim normal qytetarë dhe njerëzor dhe unë besoj se duhet ta bëj secili qytetar jo për një inat të drejtpërdrejtë por për një reagim dhe besoj se mbase legjitim.

Në krejt përpjekjen tonë unë besoj se do të vlerësohemi edhe nga komuniteti dhe nga njerëzit që ne i kemi pas përkrahje gjithmonë. Fatmirësishtë ne kemi pasur mundësi me rritë numrin e punonjësve kur dihet se situatat ekonomike botërisht nuk janë të mira.

Ne jemi deri këtu në fakt falë bashkëpunimit të mirë me partnerin tim të biznesit z. Albert  Mataj pa të cilin nuk kishim mund të arrim deri këtu, stafit, falë punonjësve që kanë afro 30 vjetë me ne si dhe stafit ekzistues këtu dhe në aktivitetet e Tiranës. Dhe besoj se ne të njëjtën vijë do të vazhdojmë me stafin e ri të Valdrinit.

Në këtë aktivitet të hapjesë së biznesit në Kukës ishte prezent edhe z. Sylejman Neziri, pronar i Plus Marketit, të vetmit Market në Kosovë që nuk ofron produkte serbe. Ai përveq se i përshëndeti të gjithë qytetarët duke përfshi edhe diasporën shqiptare i bëri thirrje sidomos qytetarëve të Prizrenit që të bëjnë blerje në pikën e re pa produkte serbe në Valdrin të Kukësit.

Neziri i cili ka fituar kontestin gjyqësor për importin e Coca Colës nga Shqipëria tha se do të vjenë koha kur ne do të punojmë për vetëvetën dhe kombin tonë.

Gjithashtu u shprehë shumë i kënaqur me hapjen e pikë së re të Valdrinit në Kukës duke thënë se tashmë Plus Marketi që ishte me një këmbë nga sot është me dy këmbë.

Qeveritë tona edhe pse mbajnë mbledhje të shpeshta efekti i tyre është shumë i vogël, pasi nuk po arrijnë me largu barrierat kufitare dhe kjo ka bërë që raporti i shitjes së produkteve Serbi në njërën anë dhe Kosovë Shqipëri në anën tjetër është 80-20 % në favor të produkteve serbe. Kjo është e pafalshme dhe e turpshme, tha ai.

Neziri në fund me anë të një torte të pastiqerisë së Plus Marketit simbolikisht tregoi se Reciprocitetin Serbisë në vend të Qeverisë po ja bëjnë vetëm Plus Marketi dhe nga sot edhe Valdrini.

Duke mbajtur në dorë “PM Cola”, z. Neziri tha se tash qytetarët nga Kukësi dhe diaspora dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do ta konsumojnë këtë produkt të mirë dhe cilësor që prodhohet në Kosovë.

Nëse i fuqizojmë prodhimet vendore fuqizojmë vetëvetën dhe jo Serbinë, përfundoj fjalën e tij z. Sylejman Neziri pronar i Qendres Tregtare “Plus Market” në Ferizaj që vazhdon me sukses të ofroj për konsumatorë të vetë produkte mbarë shqiptare dhe të huaja por as edhe një të vetëm nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivitete në përkujtim të Epopejsë së Vërrinit

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë, Në përkujtim të Epopesë së Vërrinit, që ndodhi …