Valentina Bunjaku

Valentina Bunjaku-Rexhepi: Albin Kurti e dëmtoi imazhin e Kosovës kudo në botë, ua humbi shpresën qytetarëve duke i mashtruar

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e pyetur se a ka parime, derisa dy vjet më parë kritikoi Isa Mustafën, Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn. Kryeministër, Albin Kurti, a ke parime? Para dy vjetësh, ish-Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafën, e quaje profesor, e më herët e ofendoje dhe sulmoje me koktej molotovi! Ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit, z. Hashim Thaçit, i thoshe “Shko Hashim në Hagë”, e sot veç sa nuk i thua: “Kthehu Hashim”! Ish-Kryeministrin, Ramush Haradinajn, dikur e bëre mik e aleat, e sot i thua hajn e zhvatës!”, ka thënë ajo. Albin Kurti është ai i cili ia ka dëmtuar Kosovës imazhin nëpër botë, ua ka humbur shpresën qytetarëve duke i mashtruar ata. “Me këto veprime, mashtrove dhe fitove vota e pushtet, por parimet e liderit të mirëfilltë kurrë nuk do t’i arrish! Kosovës ia ke dëmtuar imazhin nëpër botë, qytetarëve ua ke humbur shpresën, e fjalët e tua tani nuk kanë peshë… Ke gënjyer e mashtruar gjithmonë Albin”, përfundon ajo për “Bota sot”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …