Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se ministrat e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje flasin atë se çfarë u thotë kryeministri dhe kryetari i partisë, Albin Kurti dhe Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se edhe deklarimi i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se nuk ka ikje masive të qytetarëve pas liberalizimit të vizave, është me direktiva të këtyre dy personave. Ajo ka thënë se i ka parë edhe vetë se si deputetëve të kësaj partie u vijnë fjalimet e shtypura. Flet me fjalë që i thotë Kurti dhe Dejona Mihajli e cila edhe deputetëve u jep fjalimet. Te dera dalin i marrin veç e veç. Me sy te mi i kam parë që ua sjellin fletët deputetëve çka me fol. As ministrat nuk flasin çka duan, sepse e kanë një kryeministër i cili u tregon çka duhet të flasin ka saktësuar, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …