Në mëngjesin e ditë së hënë, situata në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ishte më e qetë krahasuar me ditët tjera, ku edhe pati incidente si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve. Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, thotë se arsyeja e turmave është fluksi i madh i mërgimtarëve dhe kërkesat e shteteve tjera që të jenë në aeroport tri orë më herët në mbrojtje nga pandemia dhe për të dorëzuar dokumentet e kërkuara. “Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2019 në muajin korrik shohim një rritje të madhe, ndërsa nga muaji janar-korrik kemi kaluar shifrën mbi 1 milion udhëtarë. Nga java e parë e gushtit kemi procesuar mbi 104 mijë udhëtarë dhe diku 660 fluturime ardhje-vajtje, kemi një valë më të madhe, sepse rekreacionet ku ata jetojnë kanë kërkuar të vinë tri orë më herët për shkak të dokumenteve të kërkuara”, ka thënë ajo./EO/
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …