leoni

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Valmir Elezi: Në 370 vendvotime kandidatja apo kandidati kanë më shumë vota sesa subjekti politik

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se  është duke vazhduar procesi i rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve. Ai nga Qendra për Numërim dhe Rezultate  tregoi se për çfarë gabimesh bëhet fjalë në këto vendvotime. “Në 35 vendvotime ka bartje të gabuar të votave, në gjashtë vendvotime ka gabime në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë. Në 370 vendvotime kandidatja apo kandidati kanë më shumë vota se subjekti politik, dhe në 83 vendvotime tjera subjekti ka vota dhe kandidati jo”, tha ai. Gjithashtu, Elezi bëri të ditur se në QNR është duke vijuar vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora. “Po ashtu, në këtë qendër është duke vijuar vlerësimi i 43 mijë e 500 pako të fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora, sipas të dhënave të fundit, janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara”, potencoi ai.

Elezi bëri të ditura arsyet se pse janë refuzuar disa pako me fletëvotime nga diaspora.

“Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme, dhe janë si në vijim 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosove, mbi tre mijë zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosove gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë plotësuar kriteret ligjore, mbi 900 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, mbi 1 mijë e 500 zarfe janë dërguar nga votues të pa identifikuar dhe në 470 zarfe janë dërguar nga votuesit që bashkangjitur kanë pasur dokumente jovalide”, theksoi ai.

Elezi tha se varësisht rekomandimeve të QNR-së, mund të shkojnë në rinumërim edhe vendvotime tjera. Po ashtu, ai tha se në vikend do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe të diasporës, dhe se KQZ javën e ardhshme do të mund të shpall edhe rezultatet përfundimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …