Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve aktualisht është duke vazhduar pranimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor nga Komunat e Kosovës. Deri më tani ky material është pranuar nga një numër i madh i komunave dhe procesi është duke vazhduar normalisht. Këtë e ka bërë me dije zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai për “Kosovapress” ka thënë se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune është e përcaktuar me ligj, dhe se sipas ligjit, i bie se do të mbahet katër javë pas ditës së raundit të parë apo më 19 nëntor. Sipas tij, në QNR do të bëhet skanimi i listës së votuesve dhe pas kësaj do të fillohet me një proces tjetër siç është numërimi i votave me kusht, votave të cilat kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …