Valmir Elezi

Valmir Elezi: Rinumërimi i 500 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që rinumërimi i 500 vendvotimeve të përfundoj deri të premten. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka shtuar kapacitetet, ku nga 28 tavolina numërimi, tani janë 40 sosh, kjo me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40. Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve panifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi. Ndryshe, KQZ-ja ka refuzuar mbi 11 mijë fletëvotime nga diaspora.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …