Albin Kurti

Valmir Perquku: Papandreu i ha mollët, Kurtit i mpihen dhëmbët

Në zgjedhjet e fundit të Kosovës kam votuar për Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Gjithashtu, sa herë që takoja të njohur përpiqesha t’i bindja se Vetëvendosja (VV) ishe shpëtimi për Kosovën. Nuk e kuptoj as vetë pse isha në atë gjendje. Thosha nganjëherë me vete: “Dikush ma ka bërë një magji të zezë apo jam viktimë e një fushate reklamash subliminale!?”

Gjatë bisedës me një të njohur, u destabilizova keq sepse dyshimi im u konfirmua. Pasi më tha se edhe ai kishte votuar për Vetëvendosjen dhe se kishte qenë anëtar i saj, m’i numëroi tri gjëra të cilat VV duhet t’i përmirësojë që të mos i ikin anëtarët. Ato janë : personaliteti i Kurtit, programi socialist dhe tërheqja nga Internacional-Socialistja e grekut Papandreu.

Bashkëbiseduesi (me shkollim si regjisor filmi) shtoi se nuk do ta merrte kurrë Kurtin për ta luajtur rolin e një kryeministri në filmat e tij por do ia jepte rolin e një protestuesi në rrugë. “Vetë Kurti ia ka dhënë vetes imazhin e njeriut të rrugës!, tha duke e ngritur zërin.

Shqiptarët nuk harrojnë hedhjen e gazit lotësjellës në parlament, gjest ky që nuk është parlamentar. Kur e formoi qeverinë, Kurti nuk e respektoi koalicionin dhe u ngut të shkarkonte borde e të nxiste konflikte. Ai edhe kur ishte në qeveri e mobilizoi partinë e tij për të dalë në rrugë!

Dikur e kam parë Vetëvendosjen si një parti patriotike. Regjisori më bindi me dy argumente se e kisha gabim. I pari: më tregoi një video ku Kurti deklaron së është bashkë me Ramën në Internaionalen Socialiste. I dyti: më tregoi dhe një tjetër ku Kurti i drejtohet kryetarit të Internacional-Socialistes Papandreu me një mirësjellje që kurrë nuk e ka ndaj kolegëve të tij shqiptarë në parlament. Sikur u zhgënjeva pak… pak si shumë. Thashë me vete: “Bukur fort qenka situata! Papandreu i haka mollat, Kurtit iu mpikan dhëmbët.”

Giorgos Papandreu i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (apo PASOK-ut siç njihet më shumë) e ka një pagëzim të veçantë nga shqiptarët në rrjetet sociale. E quajnë : « Surrat-djalli Papandreu ». Me këtë shprehje, ndoshta pak të ashpër, shqiptarët e shprehin RECIPROCITETIN me Papandreun. Nëse shqiptari është djall për grekun, shqiptari nuk mund ta shohë grekun si engjëll!

Kurrë nuk i ka shkuar mendje Papandreut ta njohë pavarësinë e Kosovës e as t’i dënojë krimet e socialistit Slobodan Milosevic, ish-kryetarit të Partisë Socialiste Serbe. Siç thotë populli shqiptar “Socialisti socialistin nuk e ha”.

Socialisti tjetër Ivica Dacic (i cili e ka tani fonsionin që e kishte kasapi i Ballkanit Slobodan Milosevic në Partinë Socialiste Serbe) e përdor kanalin e Internacional-Socialistes  kundër njohjeve të Kosovës. Fillon me argumentin se ai është socialist dhe kundër  imperialistëve amerikanë që duan ta marrin edhe Evropën duke filluar nga Kosova. Zyrtarët e lartë të majtë futen në lojën e tij. Gjenocidi i kryesocialistit serb as që përmendet. Kush do ta përmend këtë gjë në Internacioal-Socialiste? Rama dhe Kurti?!

Internacional-Socialistja është një organizatë e stërmadhe botërore. Aty punojnë specialistë të retorikës politike dhe krijues të imazhit, madje edhe me reklama subliminale. Votuesit e shohin kandidatin socialist pa qenë të vetëdijshëm se e shohin. Dihet se Sekretari aktual i Përgjithshëm Organizatës së  Kombeve të Bashkuara (OKB) ka qenë gjithashtu kryetar i Internacional-Socialistes.

Nëse Papandreu dëshiron të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së me ndihmën e shqiptarëve, së paku ky njeri t’i rrespektojë vetëm pak shqiptarët: Ta njohë zyrtarisht gjenocidin e shkaktuar nga socialisti Milosevic, ta kishte njohur  Kosovën si shtet që ditën kur u bë Bini kryeministër; (Atë ditë Papandreu kishte dy kriministra shqiptarë në listën e tij); Të punojë që Greqia ta njohë Kosovën dhe që shqiptarët në Greqi të kenë një minimum të drejtash. Nuk ka vend në Botë që i trajton më keq shqiptarët se Greqia!

Gojaçët thonë se Albin Kurti e ka njohur pavarësinë e Kosovës me lejen e Papandreut vetëm për t’u bërë kryeministër i saj. Përndryshe Kurti kishte pëbuzje për flamurin e Kosovës aq sa ka socialisti Dacic dhe kryesocialisti Papandreu!?

Gjithnjë sipas gojaçëve, po të mos kishim qenë në pandemi, gjatë rrëzimit të qeverisë Kurti, sipas skenarit ruso-serb dhe përmes kanalit të Internacional-Socialistes, ishte paraparë një luftë civile në Kosovë ndërmjet shqiptarëve. Kurti me retorikën, makiavelizmin dhe gjestet socialiste e përgatiti terrenin: krijoji përçarje, gënjeju, tradhëtoi partnerët e tij, shkarkoi borde… për nxitjen e një tollovie në ritje e sipër.

Bashkëbiseduesi im, ish-anëtari i zhgënjyer i VV-së e ka gjetur thembrën e Akilit. Sipas tij, kur VV i manipulon anëtarët e saj dhe i nxjerr në rrugë (për të dhënë provën sheshit se nuk jemi popull që mund të qeverisim apo për të nxitur luftë civile ndërmjet shqiptarëve), të vihet në shënjestër thembra e A….. Albinit.

 Ajo është: Të organizohet një kundër-manifestim me pankarta në shqip dhe në disa gjuhë tjetra t të botës ku shkruhet: « Poshtë surrat-djalli Papandreu, babai shpirtëror i socialistit Albin Kurti!”. Fotografitë e këtyre dy personazheve ta ilistrojnë gjysmën e pankartës.

Kur t’i shohë Papandreu këto pankarta, edhe atij vetë do i mpihen dhëmbët! Menjëherë do rrehë teli në veshtët e Akilit: “Pse nuk shkon në parlament të japësh kontributin tënd si parlamentar i qytetëruar? Pse ke dalë në rrugë me ata rrugaçët tu? Ti a je rrugaç apo çka je? Në vend se të më ndihmosh të bëhem Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, ti po ma njollos imazhin! Nëse nuk i ke kompetencat e duhura për të nxitur një luftë civile në vendin tënd, pse e merr përsipër një mandat të tillë kaq të ndershëm socialist?

Provojeni këtë metodë në turbullirën a ardhshme të rrugaçëve. Do ta shihni një mrekulli: Keqbërësit do ta ulin bishtin mu si ushtarët e socialistit Milosevic gjatë ndërhyrjes së Natos dhe Ushtrisë Amerikane!!

Në përfundim, e përsëris se jam i zhgënjyer për faktin se kam votuar për Papandreun në Kosovë. Shpresoj se ky shkrim do të më qetësojë sadopak.

Çka do të bëni ju me imagjinatën dhe shpirtin tuaj krijues në këtë drejtim?

Filloni me shpërndarjen e kësaj ideje (këtij shkrimi) tek të miqtë tuaj në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …