Veton Berisha

Veton Berisha: STOP përdorimit të termit RAE, mos ofendoni egjiptianët me këto shkurtesa famkeqe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha në një letër dërguar medieve ka kërkuar të stopohet togfjalëshi RAE. Në reagimin e tij shkruan:

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të institucioneve në Kosovë. Tani më është bërë trend  i ofendimeve prej më të ndryshmeve ndaj grupeve të caktuara në Kosovë e në rastin tonë edhe ndaj komunitetit tim Egjiptian të cilin unë e përfaqësoj në Kuvendin  e Kosovës.   Kjo në masë të madhe po ndodh nga shume mediume në Kosovës për të cilat jam i bindur që e bëjnë për shkak të mosnjohjes dhe joprofesionalizimit të duhur që e kanë në raport me komunitetin tim Egjiptian në Kosovë.  Ju njoftoj se komuniteti Egjiptian ka identitetin e vet të veqant, është komunitet që dallon nga secili komunitet në Kosovës dhe është i njohur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka përfaqësues politik dhe jo pilitik legjitim të zgjedhur nga populli dhe flasin në emër të tij.  Ju informoj se përdorimi i termit famkeq RAE është në thelb ofendues ndaj komunitetit tim dhe është anti kushtetues dhe anti ligjor.    Nuk është korrekte për shkak të qëllimeve të caktuara ose për shkak të mosnjohurive të drejtuesëve të disa emisioneve dhe disa gazetarëve ose përfaqësuesit e komunitetit Rom në Kosovë të tentojnë që të e ofenfojnë komunitetin Egjiptian duke e trajtuar atë si RAE apo më qëllim të Romizimit e cila është e papranueshme dhe ofenduese ndaj nesh.   Po i referona emisionit “NIN” në KLAN Kosova të realizuar nga drejtuesi Aluadin Hamiti i datës 26.09.2016. Në këtë emision tregohet joprofesionalizëm duke numëruar disa qështje ku komuniteti Egjiptian ndihet i ofenduar . Në radhë të parë vet titulli është shumë ofendues dhe antikushtetues “Problemet që Ballafaqohen komuniteti RAE”,tentohët të parqesin diskriminime nga të tjerët ndërsa drejtuesit dhe mysafirët diskriminojnë vet komunitetin tim , nuk ka të ftuar asnjë përfaqësues i komunitetit Egjiptian deri sa flitet edhe për Egjiptianët, drejtuesit e emisionit thonë se z. Kujtim Pacaku përfaqëson komunitetin RAE, ndërsa sic dihet z. Pacaku përfaqëson vetëm Romët dhe askend tjetër ndërsa komunitet tjera kanë përfaqësuesit e tyre, në 80 % të statistikave dhe dukurive që janë paraqitur në këtë emsion nuk janë realitet i jetës së  Egjiptianëve , në asnjë moment në këtë emision nuk  bëhet asnjë dallim në mes të këtyre komuniteteve dhe specifikave që ata kanë dhe mendoj dhe besoj se askush nuk ka të drejtë të flas në emër të dikujt tjetër për shkak se mundë të mos kenë njohuri të mjaftueshme. Jo vetëm ky emsion por me dhjetra të tjerë e bëjnë të njejtën gjë.  Gjithashtu me gjithë respektin ndaj komunitetit Rom në Kosovë qoft nga përfaqësuesit politik apo të shoqerisë civile nese ata ndihen të ofenduar me trajtimin e tyre në Kosovë dhe kërkojnë kërkim falje të njejtit duhet ditur se as ata nuk duhet ofenduar të tjerët .

Të nderuara përfaqësues të mediave, redaktor të nderuar  mendoj dhe besoj fuqishëm në profesionalizimin tuaj  duke mos qenë kundër askujt dhe duke e respektuar secilin kërkoj që edhe unë dhe komuniteti im Egjiptian duhet të respektohet ngjajshëm duke e trajtuar si komunitet të veqant me emer dhe jo shkurtesa dhe terma ofendues. Jam  gjithmonë në dispozicionin tuaj kur ka të bëj me Egjiptianët.

Me respekt

Veton Berisha

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Përfaqësues Legjitim i Komunitetit Egjiptian në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …