Valon Jashari: “Drejtësia” e EULEX-it , “drejtësi” në shërbim të Serbisë (Letër nga burgu)

Të veprosh politikisht, apo më mirë të them të kërkosh të drejtat e tua civile e politike si qytetar i Preshevës , në shekullin XXI , shpesh herë mundë edhe të paguash një çmim shumë të shtrejtë nga ana e drejtësisë atë edhe Evropjane të ndikuar politikisht. Me që jam një qytetar nga Presheva , dhe duke mos gëzuar asnjë të drejtë elementare politike –sociale , i shtypur , i nëpërkëmbur nga aparatura shtetërore Serbe , thuajse në çdo sfer të jetës i diskriminuar e i persekutuar , i mbetur si provinca më e izoluar dhe militarizuar e Europës, i varferuar qëllimisht me politikat që qeveria e Serbisë ndjek ndaj këtyre tri komunave Shqiptare. Ka vite që më është pamundësuar kthimi  në vendlindjen time si pasojë e ndjekjeve politike nga ana e Serbisë , duke bredhur rrugëve të Evropës , si një njeri pa vendlindje të mohuar padrejtësisht, duke qëndruar në mëshirën e kohës , të shpresës së humbur, dhe fatit të përcaktuar si një qytetar pa asnjë të drejtë elementare , ku nën këtë hise të qiellit çdo kënd jam i huaj.

Me që familjarisht nga ana e shtetit Serb ndiqemi politikisht, regjimi kishte gjetur një mundësi që edhe në Kosovë të na ndiqte por përmes EULEX-it , me akuza të përgatitura ne Beograd. Tani po bëhen rreth tre vite e gjysmë që jam duke vuajtur një dënim kapital prej nëntë viteve , dhe gjithashtu edhe nëntë persona të tjerë si bashkë të akuzuar me gjithsej gjashtëdhjetë vite burgim gjithsej , nën pretekstin kinse ne paskemi sulmuar Policinë Serbe në Dobrosin të Bujanocit gjatë vitit 2012. Me që kam qenë si ish-kryetar i ,,Lëvizjes së Lirisë’’ lëvizje politike e cila vepron në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë, e cila lindi si iniciativë e vetë qytetarëve të asaj ane, në mënyrë që të artikuloj dhe mbroj me mjete politike të drejtat e tyre, do t’ i ceki vetëm disa nga parimet bazë të lëvizjes mbi të cilat ka vepruar si lëvizje, që janë në përputhje me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe të konventave ndërkombëtare mbi lirit politike, e këto parime janë : njohja e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme , krijimin e një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë , lirinë, lirinë e fjalës, lirinë nga frika , dhuna , skamja ku janë si aspirata më të larta të njerëzimit, është qenësore që të drejtat e njeriut të mbrohen nga sistemi juridik , ku sundon ligji , që njeriu të mos shtrëngohet, shtypet , robërohet , duke pasur para sysh se ndryshimet rrënjësore që janë bërë në historinë e Europës kanë treguar se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare është thelbsore për stabilizimin , sigurinë demokratike dhe për paqen në këtë kontinent. Me që Lëvizja e Lirisë si ndjekëse e këtyre parimeve, Serbia po i pengonte veprimtaria e saj politike , pasi që lëvizja i’a demaskonte politikën të cilën Serbia po e zbatonte në Kosovën Lindore , atë me elemente të gjenocidit , në mënyrë shumë perfide. Andaj Serbia në bashkëpunim me organet e EULEX-it kuptohet me disa të besuar të saj , organizuan dhe planifikuan që sulmet e Dobrosinit të i’a veshin kësaj lëvizje.

Realiteti është krejt ndryshe pasi që veprimtaria e lëvizjes ka të bëjë me atë anë, dhe Lëvizja e Lirisë asnjë indikacion më të vogël në këtë çështje nuk ka pasur , me përjashtim jo nga Kryesia e Përgjithshme por vetëm Dega e Lëvizjes së Lirisë e Bujanocit në mënyrë deklarative i ka dalë në mbështetje atyre qytetarëve të vetë-organizuar të rrethinës së Bujanocit , ku në shenjë pakënaqësie e shtypjes e represionit Serbë janë vetëmbrojtur, kjo është e tëra. Siç e ceka më lartë Serbia me çdo formë që edhe në Kosovë si lëvizje dëshironte të e sulmonte , duke marrë para sysh se degët e kësaj lëvizje veprojnë në disa shtete europjane, por qëllimi I Serbisë ishte preteksti se ja terroristet nga Kosova destabilizojnë rajonin , kështu që me njërën anë përmes meje si ish-Kryetar i lëvizjes e godiste lëvizjen dhe në anën tjetër edhe duke u munduar që të I’a dëmtonte imazhin e Kosovës. Vlen të ceket se unë kamë qenë duke jetuar në Belgjikë- Bruksel dhe për koinçidencë isha ardhur vetë një muaj në Tiranë e Prishtinë për ti vizituar dhe prapë për tu kthyer në Belgjikë. jë ditë pa u kthyer më arrestoi policia e EULEX-it në Prishtinë.

 

Do t’ i ceki disa nga arsyet shumë bindëse se si ka qenë i planifikuar-organizuar gjykimi nga ana e Beogradit përmes EULEX-it . Këtë mësë miri e dëshmon që na u caktua për Prokuror , Mauricio Salustro tani më shumë I përfoluri për raste të montuara , skandale si dhe rastet ta quaj të ndjeshme ato të karakterit politik që i ka ndjekur , Prokurori tani gjatë kohës së gjykimit dhe më parë kishte kontaktuar me organet e MUP-it të Serbisë , deri sa e përpiloi në Beograd akuzën aq të pabazë, mbi hipoteza dhe prova të pa rëndësishme dhe pa pranueshme . Nëse i’u referohemi ish-zyrtarit të lartë i ICO-së CAPUSELLA , se EULEX-i ka marrë vetëm ato raste të cilat ka qenë i shtyrë nga jashtë , me këtë rast dëshmohet se ka qenë i shtyrë nga Serbia, konkretisht në atë kohë nga Ivica Daçiq që ishte kryeminister i Serbisë dhe gjithë deklaratës publike të Daçiqit që bënë në Dobrosin dhe në Vranjë, shihet drejtpërdrejt ndërhyrja e tij në EULEX në këtë rast.

 

Po ashtu nëse i’u referohemi deklaratës së Tory Wilkinson si ish-hetues i EULEX-it ku ndër të tjera shprehet se misioni i EULEX-it ndjek agjendë politike të rasteve të caktuara. Duke mos dashur të precizoj për arsye subjektive një diplomat mik i shqiptarëve më ofron disa të dhëna shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me rastin e gjykimit , ku nder të tjera po e parafrazoj se’’ ky rast duhet gjykuar dhe fituar rastin, por me gjyqtarët që do ti përshtaten Prokurorit Salustro’’ dhe kështu edhe ngjau.

 

Me që Salustro ishte i besuari i vetëm në EULEX dhe i autorizuar nga ana e Serbisë që të ndiqte këtë rast, dhe jo rastësisht si gjyqtar paraprak e caktuan Vladimir Mikula një gjyqtar i EULEX-it , polak me kombësi, por vlen të ceket se vetëm janë të publikuara në Kosovë lidhjet afërsie-raportet besueshmërie mes njëri tjetrit. Këto shkelje ligjore qysh në fazen fillestare , paraprake janë zhvilluar të kundërligjshme psh : vendim nxjerr gjyqtari paraprak nën anën time për kontrollim të banesës, me që unë isha vetëm për pak ditë në Kosovë, në Prishtinë. unë nuk kisha banesën time, flija në një hotel në Veternik tek hotel Fontana ku kisha bërë pagesën për disa ditë, por Prokurori Salustro e dërgon njësinë e policisë së EULEX-it me vendim të gjyqtarit nën emrin tim për ta kontrolluar banesën e vëllait tim, në Prishtinë dhe e assesi nuk kontrollohet hoteli dhe dhoma ku unë isha duke banuar për ato pak ditë që do të isha në Prishtinë. Ka aq shumë shkelje procedurale si as mua por asnjërit nga të akuzuarit deri në gjykimin kryesor nuk na ka dhënë deklaratat tona.

 

Pastaj si gjyqtar i shkallës së parë na caktohet Arkadeus Sedek, i shkallës së dytë na caktojnë Elka Ficheva- Ermenova nga Bullgaria. Ne kemi kërkuar qysh në fazën fillestare që të shkarkohet Prokurori, Mauricio Salustro pastaj si në shkallën e parë ashtu edhe në të dytën kemi kërkuar që kryetarja e trupit gjykues të shkarkohet, me motivin se gjatë gjykimit do të ishte e njëanshme dhe me që ishte një rast për një vepër e karakterit penalo-politik , padyshim se nuk do të vepronte në mënyrë të drejtë , pasi si ka mundësi që Prokurori të na bjerë Salustro , pastaj si gjyqtar paraprak Vlladimir Mikula, si shkallë e parë Arkadeus Sedek , i shkallës së dytë Elka Ficheva –Ermenova që të gjithë të përfolur për skandale në EULEX dhe mbi të gjitha të gjithë gjyqtarët vijnë nga shtetet që kanë qëndrim kundërshtues ndaj  pavarsisë së Kosovës dhe çështjes Shqiptare dhe ndjekin një vijë politike më shumë pro-sllave.

Ne kemi kërkuar që gjyqtarët të jenë ose amerikanë , gjermanë, anglezë, etj por jo për një vepër politike të jenë këta që rekomandoheshin nga Serbia për qëllimet e saja. Dhe posa përfundon rastin tonë Muricio Salustro, përfundon si këshilltar i Bruno Vekasiçit në Beograd ku punësohet. Dhe në Dhjetor 2013 vetëm dy muaj pasi gjykata e EULEX-it na shpall fajtorë, ndërsa  shtëpinë  e familjes sime në Rahovicë të Preshevës , policia dhe xhandarmeria Serbe e minojnë dhe e hedhin në erë dhe  e tëra digjet.

 

Valon Jashari, ish-kryetar i Lëvizjes së Lirisë, aktualisht në Qendrën e  Paraburgimit në Lipjan.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …