Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po përdor taktika që çojnë drejt dështimit procesin e dialogut. Për më tepër, ai e quajti Kurtin politikan të ‘status quo’, e për të cilin tha se i bën dëm të madh Kosovës. “Kurti ka ardhur në pushtet duke e refuzuar krejtësisht procesin e dialogut. Tani ai e ka strategjinë që ta dështojë dhe të mos prodhojë rezultat. Prandaj edhe përdor këto taktika që i ka bërë në funksion të sabotimit të një rezultati që mund të nxjerrë dialogu”, tha ai. Murati gjithashtu tha se Kurtit i mungon edhe guximi për të përfaqësuar një ide se si duhet përfunduar ky dialog dhe një projekt më i guximshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …