Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se aplikimi në Këshill të Evropës mund të marrë kohë deri në 4 vjet. Se a do të ketë destabilizim të situatës në veri të vendit, Murati tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në stilin e vet do ta dramatizojë këtë çështje, e që sipas tij, është pjesë e lojës politike që e bënë Serbia. “Në këto rrethana të krijuara i vetmi institucion ku ne mund të aplikojmë dhe pas respektimit të të gjitha procedurave dhe të pranohemi është Këshilli i Evropës. Kosova nëse veç e ka trajtuar këtë çështje me aleatët tanë besoj që është një hap i duhur aplikimi në këshillin e Evropës sepse mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka qenë një padrejtësi jo vetëm për Kosovën por edhe për qytetarët e Kosovës sepse ka qenë e pamundshme të shfrytëzohet mekanizmi i gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut”, tha Murati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …