leoni

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati, ia ka rikujtuar Albin Kurtit kohën, kur në vitin 2015 thoshte se Asociacioni ka vdekur

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se “ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por s’ka vdekur”. Murati ka thënë se Kurti  për Asociacionin në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur. Ai tutje ka thënë se nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, atëherë s’po dihet se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht. Kryeministri sot paska thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por nuk ka vdekur. Ndërsa për projektin e asociacionit në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur! Nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, ne sot nuk po e dimë se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht?”, ka shkruar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj kërkon protesta dhe hetim të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …