Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit i cili do të krijoj qeverinë e ardhshme, ka thënë se nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë. Por kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se Kosova është në proces të dialogut. “Ne zakonisht kemi qasje se do të respektohet kushtetuta, në dialog dihet se diçka duhet të ndodh”, tha Murati. Sipas tij është vështirë se do të ketë marrëveshje me Serbinë, pa ndonjë konsensus. “Jam ithtar se nuk do të ketë diskutim vetëm për Kosovën, por të diskutohet edhe për Kosovën Lindore, zgjidhja ma e mirë do të ishte ri përcaktimi i kufijve”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …