Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do të zgjidhte përfundimisht konfliktin shqiptarë-serb. Për turpin tonë të madh, e shkelmuan idenë e shkëmbimit të territoreve. Në këtë funksion ajo nuk mund të vdesë sepse është një zgjidhje që përfundimisht i jep fund konfliktit shqiptarë-serb. E ne kemi nevojë me e përfunduar këtë konflikt, i cili trajton edhe çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore,” tha Murati. Krijimi i Asociacionit nuk do t’i japë fund problemit të veriut të Kosovës dhe se refuzimi i idesë së shkëmbimit të territoreve rrezikon të krijojë probleme të vazhdueshme në atë pjesë. Ai shprehu shqetësimin se, pa zgjidhjen e këtij problemi, do të vazhdojë largimi i popullsisë nga Kosova Lindore, duke humbur prezencën etnike në atë rajon. “Kur ti rrezikon prapë në atë pjesë, e në anën tjetër mund ta humbasim prezencën etnike në Kosovën Lindore, sepse edhe pa një presion e lërë më që ka presion njerëzit po ikin,” shtoi Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …