Kryetari i Lëvizjes Për Bashkim Valon Murati, edhe një herë ka ripërsëritur se Kosova Lindore do të duhej t’i bashkohej Kosovës derisa komunat serbe në veri, Serbisë. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që Kosova të ketë sovranitet të plotë. Deklaratat e Muratit sot erdhën pas raportimeve se në veri të vendit ka nis vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19. “Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme”, ka shkruar Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …