Valon Murati

Valon Murati thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e largon përfundimisht Serbinë nga Kosova

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e largon përfundimisht Serbinë nga shteti më i ri. Murati thotë se projektet tjera që mund të vijnë si opsione në tavolinë do të ishin fatale për funksionimin e shtetit të Kosovës. Ai tutje është shprehur se shqiptarët e Kosovës Lindore duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të komunave veriore t’i bashkëngjiten Serbisë. “E vetmja mënyrë për ta larguar tërësisht Serbinë nga Kosova është projekti i ripërcaktimit të kufijve, të cilën Lëvizja për Bashkim e ka shndërruar në platformë politike që në vitin 2010. Sipas nesh, pjesët shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut duhet t’i bashkëngjiten Serbisë…”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …