Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk guxon ta heq nga tryeza e bisedimeve Kosovën Lindore. Kuvendi i Kosovës, i cili prej vitit 2010 e deri më tani nuk arriti të ndërtojë një platformë për bisedime, ka synim që të vendos “vija të kuqe” për fazën e ardhshme të bisedimeve. Këto vija të kuqe, nënkuptojnë që presidentit t’i ndalohet të bisedojë me Serbinë për mundësinë e ndryshimit të kufijve dhe rrjedhimisht pas një marrëveshjeje eventuale, të ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës. Duke qenë se kohëve të fundit gjërat tek ne bëhen për përfitime partiake e personale dhe aspak për interes të Kosovës edhe kjo nismë, nuk e ka hallin e Kosovës, por mos presidenti i Kosovës po merr farë merite apo poeni politik, dhe mos partitë politike duke e kundërshtuar atë, po arrijnë të përfitojnë poena politik në këtë betejë, gjithnjë duke e projektuar ardhjen në pushtet në një të ardhme të shpejtë”, ka shkruar Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …