Vandalizohet busti i patriotit, Dervish Hima në Strugë

Vandalizohet busti i patriotit, Dervish Hima në Strugë

Një akt skandaloz ka ndodhur në qytetin e Strugës: persona të panjohur kanë thyer bustin e patriotit, Dervish Hima. Siç njoftojnë mediet nga Struga, institucionet lokale ende nuk kanë marrë ndonjë hap për ndriçimin e këtij rasti. Ky akt i shëmtuar vandalist ndaj busteve të figurave kombëtare shqiptare dyshohet të jetë kryer nga banorët sllavo-maqedonas të qytetit. Edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla kur janë fshirë mbishkrimet publike në gjuhën shqipe. Përndryshe, Dervish Hima ishte një nga veprimtarët më të devotshëm në vitet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. I lindur në Ohër, ai ishte një nga publicistët dhe aktivistët më të shquar shqiptar që ka vepruar në Stamboll. Dervish Hima ishte në mesin e nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë në Vlorë, ndërkohë që në vitet pasuese u angazhua në sfera të ndryshme në shtetin e sapo-krijuar shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …