leoni

Vanesa Jakupi më e mira e “Theranda fest” -it

Në Suharekë, para shumë qytetarëve, mbrëmë u mbajt Festivali i këngës për fëmijë “Theranda fest”, organizator i të cilit ishte Grupi Muzikor Theranda, ndërsa sponsor gjeneral ishte DKRSM e Suharekës. Në mbrëmjen muzikore morri pjesë dhe në emër të institucioneve ka përshëndetur  Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës. Ky Festival sivjet u mbajt për herë të parë dhe do të jetë tradicional. Pjesëmarrës ishin 15 fëmijë me këngë të tyre të cilët kanë garuar se cili po shpallet më i miri. Ndërkaq juria profesionale në fund më të mirën e Festivalit e ka shpallur Vanesa Jakupin, e cila si shpërblim do ta bëjë një videoklip falas nga organizatori.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …