Vjena!!!… Qyteti i muzikës së Moxartit dhe artit të bukur.,dhe jo vetëm… Për bukuritë dhe vlerat që ka dhe madhështinë e saj ka tërhequr dhe tërheq gjithmonë vëmendjen e shumë turistëve vendas e të huaj nga e gjithë bota… ..Dhe unë, gjithmonë e kisha menduar si një “ëndërr në sirtar” një vizitë ne këtë vend, por që dukej e pa arritshme e pa kapshme..
Por ja një dite të bukur,,ëndrrat u bëkan realitet..Viena me atë bukuri e përsosmëri në ndërtim dhe arkitekturë na priti mua dhe 160 të tjerë në një ditë të bukur maji në madhështinë e saj…
Ishte 5 maj dita e nisjes … Një organizim ky i drejtuesve të shkollave shqipe për fëmijët e lindur e rritur në Itali…
Ishte një iniciativë e shkëlqyer e zotit, Durim Lika drejtor i shkollës në Parma dhe mbështetur nga mjaft shkolla të tjera shqipe…
Nisja për ne Vjenën e bukur, me një objektiv dhe temë te veçantë “Viti i Skënderbeut”
Autobusët e porositur, e ç’do gjë gati, …
Nisemi drejt Vjenës…
Një udhëtim sa i bukur aq dhe objektiv..
Katër autobusë plot me fëmijë dhe prindërit e tyre,,.e të tjerë.. fëmijet qe mbanin veshur bluza me simbole të vendit tonë .. flamuj, banderola, disa të tjerë fëmijë veshur me kostume kombëtare, plot këngë e valle tamam si për dasëm a festë shqiptare…
Dëshira ,kurioziteti ,entuziazmi ishin të pranishëm kudo gjatë gjithë atij udhëtimi mbreslënës..
Impakti i parë i takimit me atë qytet madhështor ishte befasues në bukuritë që shfaqeshin përpara…
Ndërtime të hershme e te reja, por me një arkitekturë të mrekullueshme e me një harmoni të jashtëzakonshme që të linin me gojëhapur. Dhe ja në qendër të Vjenës Muzeu madhështor, ai që për mua e për te tjerët pa dyshim (ndër vite) ishte i pakapshëm i pa arritshëm…Një ndërtesë e mrekullueshme shumë katëshe …
Në atë muze ndodhej e gjithë bota…por ishte edhe “Shqipëria”.”me thesarin” e saj.. Turistët e shumte dhe ne gjithashtu rrotulloheshim me kureshtjen për ta parë e riparë disa herë ato objekte pothuaj të magjishme dhe aq interesante të historisë tonë. Edhe ne e shikonim si diçka të magjishme këto objekte …Shpatën dhe përkrenaren e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti (Skëndërbeu)…Ndjenjë e bukur e pa përsëritur besoj.. E ne që ishim bashkëkombas të tij “krekoseshim” me këtë pjesë të historise tonë të lavdishme…
Por surpriza e Vjenës nuk mbaroi ketu…
Me lejë te Ambasadës tonë në Vjenë dhe organeve kompetente atje, grupet artistike të fëmijëve nga shkolla shqipe e Parmës dhe Astit veshur me kostume kombëtare dhe me flamurin tonë në qëndër, shpërthyen e shpalosën nje program të bukur artistik. .kënga e vallja e bukur shqiptare mbushi sheshin para muzeut..Sheshi madhështor para muzeut u mbush plot ngjyra nga veshjet dhe flamujt tanë.
Kumboi hareshëm muzika jonë e bukur popullore nga meloditë tona të bukura.ritmike.. .. Turistët kureshtar nga shumë vende të botës rrethuan sheshin duke parë koncertin e fëmijëve tanë duke buzëqeshur e filmuar…duke pyetur me kureshtje ,dashamiresi e admirim se nga vinim …e përgjigjja ish nga Shqipëria …Dhe unë e të gjithë të tjerët aty mu ne qendër të Vjenës në një botë të cilivizuar Europiane e ndjem me gjithë mend veten KRENAR QË JEMI SHQIPTAR (edhe me gjithë problemet e brëndëshme që ka vendi ynë )…Kultura dhe tradita shekullore e vendit tonë na bën të jemi krenar e krye lartë për atë që botës i kemi demostruar e demostrojmë gjithmonë, KULTUREN TRADITAT DHE RRËNJËT TONA…
VANGJELIA VERORI
ITALI MAJ 2018