Të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këtë vit përpara Samitit të Zagrebit, deklaroi sot në Tiranë komisionari për Zgjerimin e BE-së, Olivér Varhelyi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Komisionari evropian tha se zgjerimi dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet i BE-së. “Ne dëshirojmë ta rrisim praninë tonë këtu dhe dëshirojmë të kemi më shumë ndikim, më shumë influence. Dëshirojmë të jemi një partner edhe më i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe në lidhje me këtë unë do të punoj me vendosmëri që kjo gjë të bëhet realitet”, tha ai. Varhelyi theksoi se raporti i mëparshëm i KE për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm. “Pra, ne vazhdojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një shtet, i cili është gati për të çelur negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të bëhet realitet përpara Samitit të Zagrebit”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …