Memorialët, varrezat, por edhe objekte të tjera që tregojnë të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës vazhdojnë të mos kenë kujdesin e duhur institucional. Për këtë janë dëshmi edhe varrezat e martirëve të kombit në fshatin Meje të Gjakovës, të cilat kanë filluar të shemben. Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shpërfaqin gjendjen e tyre të rëndë, e që kërkon nevojën urgjente për të ndërhyrë dhe parandaluar shkatërrimin e tyre. Rikujtojmë se edhe Kullat e Jasharajve të Prekaz janë në gjendje të rëndë dhe institucionet shtetërore ende nuk kanë ndërmarr diçka për restaurimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …