Edhe pse biografia e Nënë Terezës ishte interpretuar nga një gazetë italiane e kohës, kur Shkupi ishte kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, reagimi i zyrtarëve nga ish-RJ e Maqedonisë, ka bërë që Vatikani të sqarojë, sikur thuhet, gabimin e bërë për vendin e lindjes së Nënë Terezës, që në broshurën e përgatitur nga autoritetet e Vatikanit, shkruan, se ajo i lind në ”Shkup në Shqipëri”. Sekretari shtetëror e përshëndet ambasadën e Republikës së Maqedonisë dhe dëshiron që të jep sqarim në lidhje me biografinë në gjuhën angleze të Nënë Terezës në broshurën liturgjike për meshën me rastin e kanonizimit të mbajtur më 4 shtator, 2016. Për shkak të gabimit në përkthim të tekstit origjinal në gjuhën italiane, vendi i lindjes është shënuar gabimisht në Shqipëri. Teksti duhej të jetë ‘Tereza nga Kalkuta (GonxheBojaxhiu) e lindur në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910, si fëmija i pestë dhe i fundit i prindërve shqiptarë, Nikolla dhe Drane Bojaxhiu”’, thuhet në notën verbale të Vatikanit dërguar ambasadës së Maqedonisë në Shkup.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …