“Radio Kosova e Lirë”,
një zë që buroi nga shpirti liridashës i popullit shqiptar,
një zë që foli me gjuhën e së vërtetës dje dhe sot,
një zë që iu dha forcë qindra mijëra refugjatëve në katër anët e Kosovës dhe jashtë saj,
një zë që iu dha shpirt nënave shqiptare në momentet më të vështira të jetës, kur po varrosnin më të dashurit e tyre,
një zë që iu dha forcë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët nën hijen e flamurit kombëtar mbronin Atdheun,
një zë që demaskoi deri në palcë gjenocidin serb mbi popullin shqiptarë,
një zë që me kohën u shndërrua në institucion kombëtar,
një institucion që iu përkul vetëm gjakut të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.
Gëzuar!
Gëzuar Ditëlindjen “Radio Kosova e Lirë”, paç jetë të gjatë dhe të shoqëroftë vetëm e Vërteta, Dashuria për Liri dhe për Atdhe.