Ju flet “Radio Kosova e lirë”!
Gëzuar Përvjetorin e 26 -të “Radio Kosova e lirë”!
Paç jetë të gjatë sa malet e Shqipërisë dhe ujërat e Drinit së bashku!
Paç jetë të gjatë sa amaneti i dëshmorëve dhe heronjve të kombit!
Ky zë magjik që pushtoi zemrat e shqiptarëve, që u dha shpirt luftëtarëve të lirisë, që mbajti gjallë me qindra mijëra shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare duke kërkuar shpresë dhe duke kundërshtuar me jetë pushtimin serbo -sllav.
Ky zë magjik që mbajti gjallë shpresën e milionave shqiptarëve të shkapërderdhur anë kënd botës se një ditë do t`i kthehen Atdheut, që frymëzoi pushkën çlirimtare në vijën e frontit, ky zë i guximshëm që demaskoi masakrat serbe dhe prezantoi në fronin e lirisë dëshmorët e kombit, ky zë që tmerroi forcat e krimit që mbjellin vdekje mbi shqiptarët e pafajshëm.
Suksese stafit te “Radio Kosova e lirë”!
Paçi jetë të gjatë dhe shumë suksese!
Zëri yt, u dëgjoftë gjithmonë!