Takimi mbarëkombëtar “Shqipja në Diasporë” që u mbajt në Tiranë dhe Shkodër nga data 26-27 nëntor 2022, për hir të rëndësisë dhe nevojës që ka, me qëllim që t`i bashkërendisim aktivitetet dhe angazhimet tona të përbashkëta në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Diasporë duhet të jetë i përvitshëm! Takimi mbarëkombëtar “Shqipja në diasporë” që u organizua ditë më parë në Tiranë dhe Shkodër me datat 26 -27 nëntor na detyron të mendojmë më shumë se njëherë, në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe në Diasporë. Një takim mirë i organizuar që na detyron ta bëjmë të përvitshëm me qëllim që të takohemi dhe të bashkëbisedojmë se çka realizuam në vitin që lëmë pas dhe çka mbeti parealizuar, që na detyron ta realizojmë në të ardhmen. Pra me një fjalë, thënë shkurt, takimi mbarëkombëtar “Shqipja në Diasporë” për hir të rëndësisë dhe nevojës që ka, me qëllim që t`i bashkërendisim aktivitetet dhe angazhimet tona të përbashkëta në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Diasporë duhet të jetë i përvitshëm!
Në takim pashë një forcë të madhe pozitive intelektuale dhe profesionale në të gjitha panelet. E gjithë kjo është meritë e QBD dhe stafit të saj veçanërisht në drejtimin e znj. Mimoza Hysa, të cilët arritën të bëjnë bashkë një pjesë të forcës shqiptare në mërgim. A ka nevojë që idetë dhe mendimet të zgjerohen edhe më shumë. Padyshim se po. Por në të ardhmen, në momentin që aktiviteti shndërrohet në aktivitet të përvitshëm mundësitë e shumë përfshirjes do të jenë shumë më të mëdha. Mundësitë për të bashkëbiseduar janë shumë më reale dhe jam i bindur se rezultate në përpjekjet e mërgimtarëve për të ruajtur gjuhën dhe kulturën kombëtare nuk do të mungojnë.
Çdo kush që mundohet në këtë rrugëtim duhet të përkrahet sepse vetëm bashkërisht duke i bashkuar forcat dhe duke zgjedhur më të mirën e mundshme në shërbim të këtyre aktiviteteve gjithëkombëtare mund të arrijmë aty ku synojmë.
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) më se dy vite ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe në shërbim të regjistrimit të të gjitha kërkesave të mësimit dhe zhvillimit të gjuhës shqipe në Diasporë. Dhe sot i gëzohemi faktit se disa gjëra kanë filluar të hynë në binarë dhe me shpresë që edhe kërkesat tjera të fillojnë të realizohen. Shpresojmë që së bashku do të arrijmë suksesin e dëshiruar.