Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimi publik u mbajt në Hoçë të Madhe. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces, planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Rrugë fushore, kanalizimi, ndriçimi etj.