Drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Vitisë Basri Aliu, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport Milot Lala, kanë vizituar objektin e shkollës fillore në Drobesh, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kësaj shkolle. Punimet në ndërtimin e objektit të shkollës së re në Drobesh, janë duke u realizuar sipas dinamikës.