Ciklin e debateve publike me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorë të drejtorive komunale i ka vazhduar me banor të fshatrave Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm dhe Nushpal. Gjatë debateve kryetari Latifi ka thënë se jemi këtu që të debatojmë për prioritetet tona dhe të dëgjojmë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e juaja. Qeverisja lokale, unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të punojmë që t’i realizojmë kërkesat dhe t’i zbusim sa më shumë shqetësimet që kanë qytetarët tanë. Debatet publike do të vazhdojnë me 07/06/2021) , me banor të fshatrave sipas kësaj agjende: