leoni

Vatikani

Vazhdojnë dhe marrin përmasa skandalet homoseksuale dhe abuzimet me të mitur në Vatikan

Një  skandal i rëndë ka ndodhur në Papat, ku policia ka zbuluar orgji homoseksuale në dhomën e njërit prej kardinalëve më të afërt të Papa Françeskut. Në një prej dhomave të kardinalit më të afërt të Papës, është zbuluar një orgji mes disa personave që ndër të tjera kishin konsumuar dhe lëndë narkotike. Skandali ka ndodhur në muajin qershor por është mbajtur e fshehtë deri më sot, për t’ju shmangur skandalit, raporton DailyMail.  Banorët afër apartamentit të kardinalit, kanë denoncuar në polici zhurmat e çuditshme që dëgjonin çdo natë, deri sa policia i kapi në flagrance, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike. Papa Françesku është tërbuar nga fakti që dhoma e kontrolluar nga policia, e banuar nga kardinali Françesko Kokopalmerio, është pronë e Vatikanit. Skandali i fundit kishte të bënte me zyrtarin e tretë më të lartë të Vatikanit, shefin e thesarit të shtetit Papal, kardinalin George Pell, i cili është akuzuar për abuzim seksual me të mitur në vitet 1976-1980 kur ka qenë prift në Ballarat dhe në 1996-2001 ku ka shërbyer si Arqipeshkv në Melburn.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …