Vazhdojnë investimet komunale në rregullimin e mirëqenies qytetare në Kaçanik

Është duke vazhduar pjesa e dytë e rregullimit të trotuarit në fshatin Begracë, pas përfundimit të pjesës së parë vitin e kaluar.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani, vizituan nga afër vendpunishten ku punimet janë në përfundim e sipër. Kryetari Ilazi tha se përmes implementimit të këtij projekti do të krijohen kushte më të mira në infrastrukturë, dhe do të ndihmohet në sigurinë e nxënësve të cilët gravitojnë këtë pjesë për të shkuar deri tek shkolla.

Menaxheri i projektit Rifat Muqa, tha se projekti “Ndërtimi i trotuarit në fshatin Begracë” është investim i tërësishëm nga buxheti komunal i Kaçanikut. Projekti do të kushtoj 11 mijë 840 euro, ndërsa gjatësia e trotuarit do të jetë 200 metra kurse gjerësia 1.4 metra. Vitin e kaluar është shtruar pjesa e parë e trotuarit, projekt i financuar nga DEMOS dhe Komuna e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …