Vazhdojnë mbjelljet vjeshtore në Komunën e Klinës

Mbjelljet vjeshtore në Komunën e Klinës janë në fazën përfundimtare. Ka pasur ndërprerje për shkak të kushteve atmosferike por pas përmirësimit të motit, mbjelljet po vazhdojnë me intensitet të shtuar. Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë, tregojnë se afati optimal për mbjelljet vjeshtore është deri në fund të këtij muaji, derisa mund të vazhdohet edhe në muajin nëntor por preferohet të shtohet sasia e farës. Sivjet është planifikuar të mbillen gjithsej 5240 hektarë me kulturë vjeshtore, prej tyre 4655 me grurë, 70 elb, 185 thekër dhe 330 hektarë me bimë foragjere. Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë mbajtur edhe këshillime për fermerë për mbjellje vjeshtore, blegtori, higjienë të fermave dhe pemëtari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …