Vazhdojnë ndihmat humanitare për familjet me nevojë të Hanit te Elezit

Gjatë kësaj jave kanë vazhduar ndihmat humanitare për familjet me nevojë të Hanit te Elezit. Vazhdës se ndihmave ju bashkuan fondacioni “Labinot Tahiri-Labi” me 100 pako ushqimore dhe higjienike, Fondacioni: “Firdevsë”-Hoxha Elvis Naçi dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit dhe shoqatën “Bereqeti” dhuruan 7500 kg miell. Kompania “Alba group” nga Hani i Elezit dhuroi 40 pako ushqimore e higjienike dhe UNICEF-i përmes Kryqit të Kuq të Kosovës dhuroi 175 pako higjienike. Javë më parë ndihma humanitare për familjet me nevojë të Hanit te Elezit dhuruan “Viva Fresh” me 100 thasë miell nga 25 kg dhe 100 pako ushqimore, kompania: Elkos-ETC” me 100 thasë miell nga 25 kg dhe pako ushqimore. Këtyre donacioneve me gjëra ushqimore ju bashkëngjit edhe komuna e Hanit te Elezit. Vlen te përmendet se edhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” është paraqitur për të ndihmuar me ndihma humanitare skamnorët e Hanit te Elezit, por ne koordinim me komunën e Hanit te Elezit një gjë e tillë do te bëhet ditëve ne vijim. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në emër personal, të qytetarëve dhe komunës se Hanit te Elezit falënderoi të gjithë këta donatorë për kontributin e tyre në këtë kohë krize duke e lutur Zotin që kjo gjendje pandemike te përfundoj sa me shpejtë dhe pa pasoja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …