Vazhdojnë ndihmat për familjet nevojtare të Skenderajt

Fushatës për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, sot iu bashkua edhe Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut nga Turqia (IHH), e cila dhuroi 70 pako ushqimore, për personat në nevojë të Komunës së Skenderajt. I pari i komunës, Bekim Jashari, gjatë takimit me përfaqësuesin e IHH-së, Fadil Pushkolli, falënderoj organizatën për ndihmën e dhënë për qytetarët e komunës, në këtë situate emergjente për vendin. Edhe Fadil Pushkolli, falënderoj Kryetarin Jashari për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në shpërndarjen e pakove ushqimore në çdo shtëpi të familjeve nevojtare. Gjatë këtij takimi Jashari dhe Pushkolli u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në kuadër të projekteve në fushën e arsimit dhe përkrahjes për studentet e komunës së Skenderajt. Pakot e dhuruara nga fondacioni turk, do të shpërndahen se bashku me pakot e tjera që Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me donatorët do të përkrahin mbi 3000 familje në nevojë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …