Vazhdojnë pandërprerë sulmet ruse në qytetin Harkiv dhe në kryeqytetin Kiev të Ukrainës

Vazhdojnë pandërprerë sulmet ruse në qytetin Harkiv dhe në kryeqytetin Kiev të Ukrainës

Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit. Në Harkiv, ushtria ruse po hidhte në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov. Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Ndërkohë, trupat ruse thuhet se po përparonin drejt kryeqytetit. “Situata mbetet e tensionuar”, ka shkruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në “Facebook”. Të hënën, sulmet në Harkiv lanë të paktën 11 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, me 87 objekte banimi të shkatërruara. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt dhe u pësua me një varg sanksionesh që vendet e Perëndimit i vunë Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …