Në kuadër të zhvillimit të projekteve infrastrukturore, për të krijuar kushte të favorshme për secilin qytetar të Komunës së Skenderajt, ka vazhduar asfaltimi i segmenteve rrugore në fshatin Kotorr.
Punimet në realizimin e këtij projekti i ka inspektuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me stafin e drejtorisë së urbanizmit.