Vazhdojnë projektet në rregullimin e rrugëve bujqësore

Realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaçërisht të atyre bujqësore, po vazhdojnë edhe më tej në komunën e Vitisë. Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Beguncë, e gjithashtu edhe rruga bujqësore që lidh fshatin Sllatinë e Poshtme me fshatin Gërmovë. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këto dy rrugë, kryetari i komunës  së Vitisë Sokol Haliti, i ka vizituar ato, ku edhe ka takuar banorët e këtyre zonave, të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’iu ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht qasje në tokat e tyre bujqësore përmes këtyre rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …