Edhe sot ka pasur protesta në Tiranë kundër vizitës në Shqipëri të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili mbrëmë arriti në Tiranë për të marrë pjesë në nismën e quajtur “Mini Shengeni” i Ballkanit”. Gjatë ditës së sotme, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Gjukanoviç të shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndruan në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi zonën bregdetare të Shqipërisë më 26 nëntor. Pas sesionit të liderëve të zhvilluar rreth orës 10.00, nga ora 12.00 fillon Seanca Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve të katër shteteve. Pas përfundimit të kësaj seanca, rreth orës 13.30 është paraparë të mbahet konferencë e përbashkët për medie.
Kontrolloni gjithashtu
FSK-ja ka shënuar suksese në vitin 2024, duke vazhduar me forcimin e kapaciteteve të saj dhe angazhimet ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës, ka pasur një vit të suksesshëm dhe të sfiduar në …