Kanë vazhduar protestat sllavo-maqedonase edhe gjatë ditës se marte kundër platformës shqiptare. Ndër të tjera ata kërkojnë nga subjektet politike maqedonase që të mos nënshtrohen ndaj platformës së Tiranës. Protestat në Shkup filluan si zakonisht para Qeverisë për të vazhduar para Kuvendit dhe për të përfunduar para selisë së LSDM-së.
