Vazhdojnë provokimet luftënxitëse të Rusisë kundër Turqisë

Pamjet e një anije luftarake ruse të armatosur dhe me lansuesit e predhave në pozicion qitje, gjatë kalimit nëpër Bosfor i ka zemëruar turqit. Ministri i Jashtëm turk Çavushoglu e ka cilësuar këto veprime si provokim nga pala ruse. Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast të shkëndijës më të vogël. Televizonet vendase kanë transmetuar pamje të anijes ku shihej edhe një ushtar me kundërtank në krah. Sipas mediave turke anija “Cesar Kurnikov” ka kaluar dje në Bosfor vetëm për të provokuar turqit. Pas takimit të pak ditëve më parë me homologun rus Lavrov, Çavushoglu u duk optimist për rihapjen e dialogut mes dy vendeve, por lëvizja e fundit e rusëve duket se ka rikthyer tensionin e lartë që ekziston prej ditësh mes Rusisë dhe Turqisë. Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s për të parë se sa është ajo e gatshme të ndërhyjë në një sulm të mundshëm të Rusisë kundër Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi një orë duhet pritur për të hyrë në Kosovë në pikën e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjasin me orë

Ashtu si zakonisht kur udhëtojnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë, pritjet e mërgimtarëve tonë …